AKTUALITET, 31 Gusht 2023, 22:27

Plagosje me thikë në Vaun e Dejës, arrestohet autori i dyshuar

Plagosje me thikë në Vaun e Dejës, arrestohet autori i dyshuar
Foto ilustruese

Një plagosje me thikë ka ndodhur sonte në Vaun e Dejës. Burime bëjnë me dije në spitalin e Shkodrës ka shkuar i plagosur me thikë një 68-vjeçar nga fshati Laç, i Vaut të Dejës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se është identifikuar autori dhe është arrestuar.

Policia deklaroi se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.