AKTUALITET, 1 Shtator 2023, 08:45

Sot nis shpërndarja e testeve shkollore, kush merr librat falas

Sot nis shpërndarja e testeve shkollore, kush merr librat falas

Sot, 1 shtator ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore. Nxënësit nga klasa e parë në të tretë dhe nga klasa e gjashtë në të shtatë këtë vit do të marrin libra të rinj pa pagesë. Librat e shkollës do t'i marrin falas edhe fëmijët që vijnë nga  familje të 16 shtresave sociale në nevojë.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se nis sot shpërndarja e testeve falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

“MIRËMËNGJES

dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më herët reagoi edhe ministrja Kushi e cila sa i përket risisë së këtij viti, për të mos i kthyer librat, tha se kjo risi ka ardhur si një kërkesë e vazhdueshmë e mësuesve dhe prindërve për të shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to.