AKTUALITET, 31 Gusht 2023, 22:41

Plagosja me thikë në Vaun e Dejës, e arrestuara është një 21-vjeçare

Plagosja me thikë në Vaun e Dejës, e arrestuara është

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës. Burime bëjnë me dije në spitalin e Shkodrës ka shkuar i plagosur me thikë një 68-vjeçar nga fshati Laç, i Vaut të Dejës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se është identifikuar autorja e ngjarjes, 21 vjeçe, dhe është arrestuar.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.