TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një efektiv i policisë kufitare të Hanit të Hotit, i identifikuar si Gazmir Zhuka.
Viktima në momentin e aksidentit ishte jashtë shërbimit. Ndërkohë mesohet se në automjetin tjetër udhëtonte një qytetar serb, i cili nuk ka marrë dëmtime.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarje dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.