AKTUALITET, 9 Nëntor 2021, 09:26

‘Shteti i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve’, Basha:  Zgjidhja është vettingu në politikë

‘Shteti i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve’,

‘Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.’

Kështu shkruan kryedemokrati Lulzim Basha në rrjetet sociale, duke akuzuar se shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shqiptarëve.

Basha shprehet se zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit përmes vettingut në politikë.

‘Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!’, shkruan Basha.