TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arjan Curri, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për lëvizjen e Berishës në bazën e PD-së dhe pozicionimin e deputetëve.
Curri tha se ka deputetë që ende po presin se nga do të anojë peshorja për të vendosur, duke përdorur si shembull, një bisedë që kishte zhvilluar me një deputet.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Arjan Curri: Më erdhi njëri mua, një deputet, më tha dëgjo, po presim nga do mbajë kjo punë, nga do të anojë peshorja. I thashë përse nuk dilni ore, si ka mundësi nuk del të flasësh?Ky më erdhi më tha kështu, na lër rehat mos na ngacmo, të shikojmë nga do mbajë puna. Nuk e them emrin, sepse pastaj nuk tregojnë më, nuk marrim dot informacion. I thashë ti ke integritet, përse e bën? Ai më tha e vetmja punë që di të bëj, është të merrem me PD-në.
Glauk Olldashi: Ky është një model shumë i shëmtuar, shumë njerëz nuk dinë të bëjnë asgjë dhe rrinë aty. Politika nuk është profesion, është barrë e madhe, merret përsipër për të mirën e vendit. Nëse unë dua të kontriboj në politik, duhet të dal vullnetarisht për të mirën e vendit. Është shumë e shëmtuar dhe e rëndë, që shumica që merren me politikë, e trajtojnë si punë të rëndomtë, që presin rradhën.
Arjan Curri: E di cila është ironia më e madhe e jetës, që me kalimin e kohës, idealet humbasin. Mbas të tridhjetave, idealet humbasin dhe njerëzit bëhen shumë interesaxhinj.