TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i burimeve njerëzore në FRPD, Indrit Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paeskpozuarit” në MCN TV, u shpreh se disa njerëz afër Lulzim Bashës nuk besojnë se ai do të fitojë zgjedhje.
Duke mos përmendur emra, Hoxha tha se njerëz afër tij, pjesë të kabinetit dhe këshilltarë të Lulzim Bashës nuk besojnë në fitore të tij të zgjedhjeve.
“Për shkak të origjinës familjare që vij nga një familje e përndjekur. Në 8 vite a la dikë Basha të ketë hapësirë për tu promovuar brenda PD? Unë gjykoj që jo sepse kë ka promovuar e ka marrë dhe emëruar. Ne jemi frymëzuar nga Gjerkmarkaj është një promotor I “Foltores” në 2017 tha që duhet të iki Basha dhe të vijë Berisha. Basha ka pasur për qëllim ta mbajë në opozitë ta kthej në parti projektesh. Ne si forum e kemi kuptuar që në 2017 këtë gjë. Në 2017 forumi rinor ka dalë me vendim kryesie të qartë që të japë dorëheqjen. Ata që rrinë sot Bashës po ti dëgjosh në tavolina thonë “ai nuk fiton”. Pjesë e kabinetit të tij, këshilltarët, njerëzit e ngushtë të tij.”, u shpreh Hoxha.