TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama ka shpërndarë mesazhin e aktorit të njohur, Robert Ndrenika për vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit.
Aktori Ndrenika shprehet se vaksina është një akt dashurie për të na mbrojtur dhe për të jetuar më gjatë.
“Nipërit dhe mbesat nuk reshtin së na dhëni dashuri ne gjyshërve. Jam i bindur se edhe vaksinimi është një akt dashurie, për të na mbrojtur ne, e për të jetuar më gjatë pranë njëri-tjetrit”, shkruhet në mesazhin e Robert Ndrenikës, shpërndarë nga kryeministri Edi Rama.
