AKTUALITET, 8 Nëntor 2021, 21:59

"Luli ka ushtri propagande në katin e tretë"/ Indrit Hoxha zbulon çfarë ndodh në selinë e PD-së

"Luli ka ushtri propagande në katin e tretë"/ Indrit Hoxha
Indrit Hoxha dhe Lulzim Basha

Indrit Hoxha, sekretari për burimet njerëzore në FRPD, ka zbuluar se në Partinë Demokratike ekziston "një ushtri" propagande, e ngjashme me një call centre, e cila funksionon për të goditur dhe denigruar kundërshtarët e Lulzim Bashës. 

Hoxha deklaroi se personat që qëndrojnë aty janë përdorur dendurisht gjatë fushatës elektorale, duke sulmuar çdo njeri që kritikonte kryetarin e partisë dhe duke i etiketuar si "të blerë nga Rama". 

Pjesë nga biseda në studio: 

Indrit Hoxha: Luli ka një call center te kati tretë i partisë. Shihte aty në internet, që thoshin Lulzim Basha kryeminsitër dhe i besonte. Harronte që ata lart te selia i shkruanin komentet.  Aty punonin njerëz me turne. Ështs kopje e shëmtuar e propagandës së Ramës dhe Veliajt. 

Arjan Curri: A paguhen këta?

Indrit Hoxha: Kati i tretë është me çertifikatë sigurie në PD. Po flas për tjetër gjë, që unë dhe Glauk e dimë. Ka një zyrë që krijohet një lloj propagande, që krijohet ideja, që kush kritikon Bashën, e ka blerë Rama. Shihni profile fake pafund. Kjo bëhet nga kati i tretë i PD-së. Herë ishin 20-30, herë bëheshin 10 persona. 

Poll

"Luli ka ushtri propagande në katin e tretë"/ Indrit Hoxha

"Luli ka ushtri propagande në katin e tretë"/ Indrit Hoxha

"Luli ka ushtri propagande në katin e tretë"/ Indrit Hoxha