TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bamir Topi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për lëvizjen e Sali Berishës në bazën e PD-së dhe luftën që ka nisur në këtë parti mes tij dhe Bashës.
I pyetur se si do të përfundojë kjo luftë, Topi tha se Berisha mund ta marrë PD-në, por më pas çështja mund të përfundojë në gjykatë dhe këtu ai nuk është i favorizuar.
Pjesë nga biseda:
Arjan Curri: A e merr PD-në, Sali Berisha?
Bamir Topi: Unë them se e merr. Por këtu ka një problem. Disa njerëz duhet ta shohin procesin pak më thellë. Kur Basha lançoi vendimin për Berishën, ishte nga pikëpamja emocionale, i rrënuar. Berisha është i qetë sepse ka arritur atë numër që i garanton suksesin në PD.
Ky tjetri, ka një garanci tjetër, nga pikëpamja statutore do të bëjë rekurs dhe historia do të përfundojë në gjykatë. Atje nuk besoj se do të përfundojë historia në favor të Berishës. Mendoj që në finale, patjetër që do të shkojë në ulje të jashtëzakonshme të kuotave të PD-së.