TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arjan Curri, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar Foltoren e Sali Berishës me të rinjtë e FRPD-së ditën e djeshme.
Në këtë Foltore pati një numër të lartë pjesëmarrësish.
Curri tha se kjo është një goditje për Lulzim Bashën, veçanërisht nëse pjesëmarrësit janë shumicë.
Arjan Curri: Nëse këta janë shumica është goditje për Bashën. Po presim edhe ne nga do të vejë ky muhabet dhe si do të ndahet. Nëse janë shumica të rinjtë, Basha e ka shumë të vështirë këtë punë. Rinia të fshin, po të jetë shumicë! Ai do të rrijë, për të ndenjur, por varet si i ka numrat brenda.