AKTUALITET, 7 Qershor 2025, 13:00

Shqiptari shkel masën e sigurisë, arrestohet. Ishte dënuar për dy krime të rënda

Shqiptari shkel masën e sigurisë, arrestohet. Ishte dënuar

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pas shkeljes së kushteve të një dënimi alternativ, duke përfunduar në burgun e Forlìt.

Sipas mediave italiane, arrestimi u bë në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Mbikëqyrjes së Bolonjës. Shqiptari ishte dënuar me mbi 9 vite burg për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë tentativë vrasjeje, trafik droge, dhunë, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, të kryera deri në vitin 2017 në provincën e Ferrarës.

Ai ishte vendosur në një strukturë rehabilitimi për të përfituar nga një dënim alternativ, por dyshohet se ka kryer disa shkelje të rregullave të përcaktuara. Pas hetimeve të kryera nga karabinierët, autoritetet vendosën rikthimin e tij në regjim të mbyllur.

Tashmë ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në sistemin penitenciar italian.