AKTUALITET, 7 Qershor 2025, 10:14

Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy automjete, plagoset një person

Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy automjete,

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin nacional Korçë-Maliq, pranë fshatit Vashtëmi.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa një person ka mbetur i plagosur. I lënduari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.