AKTUALITET, 7 Qershor 2025, 10:39

463 turistë gjermanë mbërrijnë me kroçerën “MV Deutschland” në Durrës

463 turistë gjermanë mbërrijnë me kroçerën

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve janë shtetas gjermanë.

Anija turistike po zhvillon një itinerar nëpër Mesdhe dhe ndalesa në portin më të madh detar të vendit është pjesë e turit të saj turistiko- kulturor.

463 turistë gjermanë mbërrijnë me kroçerën

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbërritja në portin e Durrësit të kroçerës “MV Deutschland” me 463 turistë gjermanë në bord.

463 turistë gjermanë mbërrijnë me kroçerën

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë disa nga atraksionet historike dhe arkeologjike më të rëndësishme të vendit, përfshirë qytetin antik të Durrësit, Kalanë e Krujës dhe qendrën muzeale të Beratit, të mbrojtura nga UNESCO.

Kroçera ka mbërritur në Durrës pas një lundrimi nga Porti i Vathit në Greqi dhe do të vijojë më tej itinerarin e saj drejt Kotorrit, në Malin e Zi.

463 turistë gjermanë mbërrijnë me kroçerën463 turistë gjermanë mbërrijnë me kroçerën

463 turistë gjermanë mbërrijnë me kroçerën