AKTUALITET, 7 Qershor 2025, 10:27

Dhunuan 54-vjeçarin pas sherrit për parkimin, shoqërohet i gjithë grupi i shtetasve turq, arrestohet një prej tyre

Dhunuan 54-vjeçarin pas sherrit për parkimin, shoqërohet i

Një konflikt për parkimin mes një grupi shtetasish turq dhe një banori vendas ka përfunduar me dhunë fizike dhe plagosjen e një personi.

Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin turk Hasan Dembiras, 26 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë, si autorin kryesor që ka goditur 54-vjeçarin Adriatik Mollanji, banor i zonës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur përplasja verbale mes palëve degjeneroi në konflikt fizik. Gjatë përplasjes, Mollanji është shtyrë dhe ka rënë në tokë, duke pësuar lëndime në pjesën e pasme të kokës. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi në Komisariat të gjithë grupin e shtetasve turq, ndërsa pas hetimeve të para, vendosi arrestimin e Dembirasit, si personi që kreu dhunën fizike.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia bën thirrje për qetësi dhe respektim të ligjit, veçanërisht në zonat turistike ku fluksi i vizitorëve është i lartë.