AKTUALITET, 7 Qershor 2025, 12:58

Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore

Në prag të përballjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi në “Arena Kombëtare”, Sali Berisha ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për tifozët dhe Kombëtaren shqiptare.

Kreu i Partisë Demokratike shprehu mbështetje të plotë për ekipin kuqezi:

“I uroj nga zemra sukses dhe fitore Kombëtares sonë. Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit. Do ta ndjek me shumë entuziazëm.”
Por Berisha nuk la pa bërë edhe një thirrje me nëntekst politik:

“Ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin, të mos shkojnë në atë ndeshje.”
Mesazhi i tij vjen në një sfond historik të tensionuar mes dy vendeve dhe përballjes së tyre të veçantë në fushën e sportit, ku përtej rezultatit, emocionet, simbolika dhe ndjeshmëritë kombëtare janë gjithmonë të forta.