AKTUALITET, 7 Qershor 2025, 12:43

AMP kontroll në pikën kufitare të Kapshticës, kapen 6 kg heroinë. Dyshohet përfshirja e policëve

AMP kontroll në pikën kufitare të Kapshticës, kapen 6 kg

Autoriteti i Mbikqyrjes Policore po kryen kontrolle në Kapshticë. Si pasojë e kontrolleve janë sekuestruar 6 kilogram drogë e tipit heroinë.

Droga është kapur duke kaluar në kufi, ndërsa dyshohet për përfshirje të punonjësve të policisë,

Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare për të mësuar të tjera detaje nga operacioni.