TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia gjermane pasi u kapën duke vjedhur në një dyqan në Munster. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dy hajdutët kanë hyrë nga pjesa e pasme, duke thyer derën.
Ata kanë vjedhur mallra me vlerë mbi 1700 euro, paketa me cigare dhe disa monedha të cilat shërbenin në market për të kthyer kusur.
Por sapo shqiptari dhe italiani hynë për të vjedhur, menjëherë është aktivizuar alarmi. Më pas një dëshmitar ka njoftuar menjëherë policinë, e cila mundi të lokalizojë dy hajdutët, një 40-vjeçar italian dhe një 41-vjeçar shqiptar.
Policia arriti që të sekuestronte mallrat e vjedhur me vlerë 1700 euro, 250 pako me cigare si dhe mjetet që janë përdorur për të kryer vjedhjen.