AKTUALITET, 28 Nëntor 2022, 15:11

Berisha në 110-vjetorin e Pavarësisë: Lavdi Zotit jemi të lirë, problem regjimi

Berisha në 110-vjetorin e Pavarësisë: Lavdi Zotit jemi të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ish-kryeministri e ka përcjellë urimin përmes një video-mesazhi në rrjetin social TikTok.

“Pavarësia e Shqipërisë është festa e të gjitha festave të shqiptarëve. Pa Pavarësinë e Shqipërisë ne do të ishim vidhisur në honet apo në mjegullnajat e Ballkanit,” – tha Berisha.

Ai shprehu nderimet për Ismail Qemalin dhe gjithë ato burra e gra që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

“Lavdi Zotit sot ne jemi të lirë, në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ndodhemi, por sot ne kemi një problem shumë të madh. Këtë regjim i cili me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike po përzë shqiptarët, po përzë rininë e kombit sa asnjë regjim tjetër në histori,” – shtoi Berisha.