TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nisma e bashkisë së Tiranës “Abonetë falas për studentët” që nisi zbatimin nga 1 nëntori 2022 ka reduktuar për secilin operator në Tiranë 37% shitjet e biletave.
Operatorët ngrenë shqetësimin se rënia e biletave po tkurr fitimet e tyre, në një kohë kur ata po vuajnë edhe shtimin e kostove nga shtrenjtimi i çmimit të naftës dhe ulja e numrit të pasagjerëve 35% më pak se vjet.
Për dhënien falas të aboneve të studentëve operatorët kompensohen nga bashkia 600 lekë, ndërsa çmimi i abonesë në treg të lirë është 1,600 lekë.
Shoqata kërkon kompensim 100% të çmimit të abonesë për studentët ose në të kundërt bashkia duhet të miratojë kërkesën për dyfishimin e çmimit të biletës ditore nga 40 lekë në 80 lekë.
“Edhe ne jemi dakort me nismën “Abone falas për studentët”, por kjo nuk duhet të bëhet në “kurriz” të operatorëve dhe aq më tepër duke i çuar ata drejt falimentit me politika dhe vendimmarrje të prera”, thuhet në letër.
Për Shoqatën e Transportit në kushtet kur nuk përcaktohet një vlerë proporcionale e kompesimit të abonesë me çmimin e tregut, transporti publik qytetas do të detyrohet që të kërkojë rritje të çmimit të biletës ditore, për të mbijetuar.
Drejtuesi i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni tha për Monitor se humbjet e operatorëve nga rënia e shitjes së biletave parashikohet të thellohen për muajin dhjetor, pasi te nisma “Abone falas për studentët” do të përfshihen edhe studentët e universiteteve publike.
Në fund të muajit tetor Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në një letër drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ministres së Arsimit Evis Kushi kërkonte rimbursimin e plotë në vlerën e 1,600 lekë të aboneve të studentëve që shpërndahen falas, pasi dhënia e tyre falas rrezikonte falimentimin e operatorëve. Në kryeqytet operojnë 11 kompani të transportit urban për 16 linja./ Monitor