TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, njëherësh kandidat i primareve të PD-së për bashkinë e vendlindjes, ka folur nga Elbasani akuzat ndaj Taulant Ballës, si porositës i vrasjes së avokatit Ravik Gurra. Boçi u shpreh se nuk është hera e parë që Balla del në të tilla përgjime, ndaj sipas tij “komentet janë të tepërta”.
“Nuk është hera e parë që Balla del në përgjime të tilla dhe zakonisht komentet janë të tepërta”, tha deputeti demokrat.
Media publikoi një vendim gjykate të Elbasanit, me kërkesë të prokurorit Pertef Asllani, ku gjykatësja Zamira Vyshka vendosi në 17 shkurt 2016, që të gjitha ato përgjime, në rrjetën e të cilave kishte rënë politikani me emrin Taulant të asgjësoheshin.
Përgjimet lidheshin me një ngjarje të rëndë që ndodhi në Elbasan më 3 shkurt 2016, ku u vranë tre persona, Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe u plagosën 7 të tjerë. Veprimi i parë i hetuesve ka qenë të vënë në përgjim telefonat e të dyshuarve dhe të gjithkujt që komunikonte me ta. Njëri me sa duket ka qenë “politikani Taulant”, numri i të cilit si rrjedhojë është vënë edhe ai në përgjim.
Të enjten e shkuar, gjë seancës plenare, kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kishte porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra, në vitin 2019.