Një bandë grabitësish është goditur nga autoritetet greke, ku u arrestuan 11 persona.
Sipas mediave greke, mes të arrestuarve janë edhe tre të rinj shqiptarë të moshave 16, 17 dhe 18 vjeç.
Gjatë arrestimit në zonën e Atikës, shqiptarëve iu gjet dhe një sasi kanabisi. Nga hetimet e kryera deri më tani, që prej 7 prillit 2021 deri në 18 nëntor 2022, janë zbardhur 51 raste vjedhjesh.
Grupi i “skifterëve” kryenin vjedhjet në makina, banesa, dyqane apo edhe zyra biznesesh.
Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërsa hetimet po vijojnë për kapjen e pjesëtarëve të mbetur të organizatës kriminale.