TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hakerat kanë publikuar të dhënat e patentave të shqiptarëve.
Përveç të dhënave personale si emër, mbiemër, atësia, numri i ID, adresa e shtëpisë, databaza e publikuar përmban ID e kartonit të patentes, targën, datën e lëshimit dhe skadimit.
Kjo është databaza e fundit e publikuar në Telegram nga hakerat, të cilët më herët kanë publikuar informacione dhe dokumenta mjaft të dëmshme për shtetin shqiptar, përfshirë listën e agjentëve të SHISH, informacione private të krerëve të shtetit, krerëve të inteligjencës dhe emaile personale të tyre.
Qeveria dhe kryeminstri kanë mohuar që hakerat të kenë marrë informacione sensitive, por publikimet e tyre të vazhdueshme sugjerojnë se ata kanë arritur të marrin informacione mjaft të dëmshme dhe përmasat e sulmit kanë qenë katastrofale.
Hakerat e "Homeland Justice", i lidhin publikimet me faktin se Shqipëria strehon muxhahedinët e MEK në kampin e Manzës, të cilët kryejnë aktivitet për rrëzimin e regjimit në Iran. Ata thonë se çdo "organizatë qeveritare dhe jo qeveritare, që mbështet MEK, do të targetohet".