TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut ka përfunduar pas hekurave. Bëhet fjalë për shtetasin Artion Taçi.
Mësohet se ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor. Arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Po ashtu në pranga janë vënë edhe vartësit e tij, Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima dhe Armand Gjoka.
Mësohet se drejtori dhe vartësit e kanë dhënë vërtetime false subjekteve që kishin detyrime, ndërsa kanë marrë pjesë aktive në zgjedhje në një kohë që e kanë pasur të ndaluar.
Kujtojmë se në muajin janar të këtij viti, ai është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.