TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kur kanë mbetur edhe tetë ditë nga regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Kukësit, ende nuk është e qartë se kush do të garojë më 24 shtator nga opozita.
Pas zgjedhjes së Emri Vatës nga “Rithemelimi” dhe Albert Halilajt nga PS, dilema ka për kandidatin e Partisë Demokratike zyrtare.
Kjo e fundit në mbledhjen e kryesisë ditën e djeshme Ia ka kaluar kompetencat e vendimit degës së PD në Kukës, që do të përcaktojë nëse do të nxjerr një kandidat apo do i lërë fushë të lirë, Emri Vatës. Më herët i vetëpropozuar si kandidat i PD në Kukës, ka qenë Arif Rexhmati, por për të nuk dihet ende nëse do të pranojë të futet në garë.