AKTUALITET, 31 Gusht 2023, 17:41

U vra për të mbrojtur shokun/ Duartrokitje dhe lot, niset drejt Shqipërisë trupi i Klajdi Bitrit

U vra për të mbrojtur shokun/ Duartrokitje dhe lot, niset drejt

Me lot dhe duartrokitje është nisur drejt Shqipërisë arkëmorti me trupin e pajetë të Klajdi Bitrit, i cili u vra pak ditë më parë duke mbrojtur shokun e tij italian. Trupi i pajetë i të riut doli nga morgu nën duartrokitjet dhe lotët e miqve dhe dashamirësve.

Makina që mbante arkëmortin mësohet se është nisur drejt portit, ku në orën 17:00 anija do të niset për në Shqipëri për të sjellë 23-vjeçarin në atdhe, ku do të prehet. Ndërkohë sot pasdite, në orën 18:00, nga Piazza Cavour do të nisë edhe një kortezh kushtuar të riut shqiptar të vrarë.

Hetimet vazhdojnë ende dhe në vijim pritet të zbardhet nëse shtiza e peshkimit është përdorur qëllimisht me forcë apo si mjet për t’u mbrojtur, ashtu siç deklaron autori i krimit, algjeriani Fatah Melloul, 27 vjeç.