AKTUALITET, 3 Maj 2023, 14:52

Tragjedia në Beograd, Rama mesazh ngushëllimi në anglisht e serbisht: Dhimbja dhe pikëllimi na kujtojnë vlerën e bashkimit në kohë të mira dhe të këqija

Tragjedia në Beograd, Rama mesazh ngushëllimi në anglisht e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që tronditi sot Beogradin, ku një nxënës 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe një roje shkolle dhe plagosi 7 persona të tjerë. 

Rama ka shpërndarë ngushëllimet e tij nëpërmjet profilit zyrtar në "Twitter" në dy gjuhë, anglisht dhe serbisht. 

"Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike", shkruan Rama në anglisht. 

Tragjedia në Beograd, Rama mesazh ngushëllimi në anglisht e

"Këto janë momentet në jetë kur ne të gjithë e kuptojmë se njerëzimi ynë është gjëja më e vlefshme që të gjithë kemi të përbashkët dhe kur dhimbja dhe pikëllimi na kujtojnë vlerën e bashkimit në kohë të mira dhe të këqija. U prehshin në paqe ata që u ndanë nga jeta", është mesazhi i tij në serbisht.