TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka deklaruar sot se kryebashkiaku socialist i Vorës Blerim Shera ka vendosur pasuri marramendëse brenda një viti.
Hoxha tha se vitin e kaluar Shera jetonte në shtëpi me qira, ndërsa sot ka 4 apartamente.
Po ashtu ai ka sqaruar detaje në lidhje me kallëzimin që depozitoi sot në SPAK sa i takon një tenderi për pastrimin në këtë bashki.
Ai theksoi se zyrat e Bashkisë së Vorës, të cilat janë transferuar në ambiente luksoze, që paguhen nga qytetarët përmes taksave, do të shkojnë atje ku ishin më parë.
“Bëhet fjalë për një procedurë tenderimi e kryer në 2022-in mes bashkisë së Vorës dhe një kompanie, Alko impeks. Jo vetëm që ka shkelje procedura, por janë dhe 9 procedura të tjera që do i kallëzojmë në SPAK. Vlera e abuzimeve është 16 mld lekë, për disa çështje. Po ashtu është dhe një tender për pastrimin në mënyrë emergjente në Vorës, sikur kjo bashki të kishte ndonjë virus. Vora tashmë është bashkia më e pistë. SPAK duhet të zbarkojë në zyrat e bashkisë, të nisë hetimin e thelluar, që të çojë para përgjegjësisë, përgjegjësit. Bashkia e 61 sa i takon pastërtisë. Ne disponojmë studime dhe dokumente sa i takon këtyre shkeljeve. Kompania në fjalë nuk është vënë në lëvizje, nuk ka pastruar asnjëherë. Koshat e mbeturinave janë të tejmbushur. Kompaninë e drejton Sadri Abazi. Për mua ka rëndësi shkelja që ka bërë kryetari i bashkisë", tha Hoxha.
Ai deklaroi se po përgatitet një raport dhe për diplomatët e huaj në vend.
"Vora nuk ka luks këto zyra. S’jemi bashkia e Parisit. Nuk dihet se ku janë zyrat e bashkisë së Vorës, kanë marrë zyra me qira. Një zyrë është në një cep të qytetit, tjetra në cep tjetër. Këto rëndojnë xhepat e qytetarëve. Dita e parë që do të vijë në pushtet, do të kthejë atje ku ishte bashkia e Vorës. Këta e kanë falimentuar bashkinë e Vorës. Ça përpara janë këta? Këta janë buzë greminës. SPAK të hetojë pasurinë time dhe të kryetarit të bashkisë së Vorës. Ai kur mori detyrën ishte në shtëpi me qira, tani ka 4 apartamente në Vorë. Kryetari i bashkisë së Vorës po bën presion qytetarëve. Familjet që presin të marrin apartamentet sa i takon projektit të rindërtimit, po iu bëhet presion, ku iu kërkohet vota”, tha Hoxha.