AKTUALITET, 2 Qershor 2022, 20:59

Shkullaku: Nishani meriton nderime nga të gjithë, përveç Edi Ramës, që urdhëroi heqjen e portretit të tij

Shkullaku: Nishani meriton nderime nga të gjithë, përveç
Bujar Nishani dhe Armand Shkullaku

Armand Shkullaku, i ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ceremoninë e mbajtur ditën e sotme në nder të ish presidentit Bujar Nishani, që u përcoll në banesën e fundit. 

Shkullaku tha se Nishani meriton respekt dhe nderime nga të gjithë, përveç kryeministrit Edi Rama. 

"Zoti Nishani, është një nga politikanët që ka qenë i respektuar dhe duhet respektuar për atë që ka bërë.

Meriton nderime nga të gjithë, përveç kryeministrit. Sepse ditën që ai është bërë kryeministër, Edi Rama ka urdhëruar heqjen e portretit të Presidentit të Republikes dhe vendosjen e portretit të Ismail Qemalit. 

Është rasti të kujtojmë lehtësinë e papërballueshme të një aventurieri për të ndryshuar edhe rregullat në një shtet serioz", tha Shkullaku në TPZ.