TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Evi Kokalari ka një ftesë publike për deputetin Belind Këlliçin, të cilin sëbashku me kolegë të tij të FRPD-së, e akuzon për lobim në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së.
Përmes një postimi në Facebook, Kokalari i kërkon Këlliçit të bëjë transparencë dhe të japë llogari se pse FRPD, ka nëntë të rinj më shumë se sa kuota e kërkuar me statut në Këshillin Kombëtar dhe pse po i jepet kaq shumë hapësirë të rinjve.
“Ftoj Belind Këlliçin, që për hir të trasparencës, të lëshoj një deklaratë të noterizuar që vërteton se këta 9 vetë mbi kuotë, janë futur me votë (dhe nëse është votë e lobuar s’ka problem për momentin), dhe nuk janë përzgjedhur nga Belindi vetë për të plotësuar, tejkaluar apo manipuluar zgjedhjet nëpërmjet kuotës që mbrohet me statut të Partisë.
Logjikisht, nëse kemi 9 veta mbi kuotë, kjo do të thotë që të gjithë, pra 30 të rinjtë, janë futur me meritokraci.” shkruan Kokalari.
Sipas saj, kjo trasparencë është mëse e nevojshme përpara zgjedhjeve të së Premtes për funksionet e rëndësishme drejtuese në PD.
Postimi i Kokalarit
FTESË BELIND KËLLIÇIT PËR TRANSPARENCË
Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht, ndryshe demokracia nuk mbijeton!
Kuota e pjesëmarrjes të anëtarëve të Forumit Rinor në Këshillin Kombëtar është 15% ose 22 veta. Duke hequr Belindin që është automatikisht i futur si deputet, ngelen 21 veta.
Këtë shifër ma ka konfirmuar vetë Belindi.
Nga një analizë e thjeshtë të listës së fituesve, rezulton se në Këshill kanë hyrë gjithsej 30 anëtarë të Forumit Rinor, domethëne 9 mbi kuotë e kërkuar me statut.
Ftoj Belind Këlliçin, që për hir të trasparencës, të lëshoj një deklaratë të noterizuar që vërteton se këta 9 vetë mbi kuotë, janë futur me votë (dhe nëse është votë e lobuar s’ka problem për momentin), dhe nuk janë përzgjedhur nga Belindi vetë për të plotësuar, tejkaluar apo manipuluar zgjedhjet nëpërmjet kuotës që mbrohet me statut të Partisë.
Logjikisht, nëse kemi 9 veta mbi kuotë, kjo do të thotë që të gjithë, pra 30 të rinjtë, janë futur me meritokraci.
Kjo trasparencë, është mëse e nevojshme përpara zgjedhjeve të së Premtes, sepse ky është një informacion që duhet ta disponoj çdo anëtar i Kryesisë që ka të drejtë vote nesër.
E falenderoj paraprakisht!