TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sherr për pronat ka degraduar në dhunë mes dy personave. Policia bën me dije se një person është plagosur me dëmtime të rënda dhe ka përfunduar në spital.
Ai dyshohet se është goditur nga një 61 vjeçar që është vënë në pranga.
Më herët i plagosuri kishte dëmtuar murin rrethues të banesës së 61-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 61 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjete të forta shtetasin S. K.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin S. K., 63 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ky shtetas ka dëmtuar murin rrethues të banesës së 61-vjeçarit.