TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të ish-presidentit shqiptar, Bujar Nishani.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se në emër të qytetarëve të Kosovës nderoi veprën e tij, derisa përmendi se Nishani është kujdesur gjithmonë që Kosova të jetë lart në agjendën shtetërore të Shqipërisë.
“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili u nda nga jeta ditë më parë. Në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulëm para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar. Ai u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar. Si President i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore”, ka shkruar Osmani.
Osmani shtoi se populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë. “I përjetshëm kujtimi për Presidentin Nishani!”.