TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB. Si President i Këshillit të Sigurimit, Rama është ndalur tek konfliktet si ai në Siri, apo edhe lufta në Ukrainë.

Rasti i Sirisë tha kryeministri është shembull tragjik, duke dështuar ta vëmë para përgjegjësisë. Ndërsa për luftën në Ukrainë, Rama deklaroi se Rusia nisi një luftë të paprovokuar.
Ai theksoi se Rusia po shkakton dhimbje për mbarë botën dhe kjo kërkon vënie para përgjegjësisë.
“Rasti i Sirisë është shembull tragjik, duke dështuar ta vëmë para përgjegjësisë, por mos trajtimi i shkeljeve nuk duhet të jetë arsye për të mos vepruar.
Kjo më sjell tek agresioni tragjik që vazhdon në Ukrainë. Ky akt i neveritshëm ka shkelur ato që përfaqëson ky këshill vlera dhe normat.
Një luftë e paprovokuar ka sfiduar botën dhe ekonominë botërore. Po shkakton dhimbje për mbarë botën. Kjo kërkon vënie para përgjegjësisë. Krimet nuk mund të mbeten të pandëshkuara.
Shqipëria do të jetë në ballë të përpjekjeve për të parandaluar krimet e mëtejshme”, tha Rama.