TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, një foto nga Nju Jorku, ku shihet në krah me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, teksa po punojnë duke konsumuar një kafe.
Rama dhe Hoxha po përpilojnë tekstet në lidhje me moderimin e debatit në OKB që Shqipëria pritet të kryejë këtë pasdite si kryesuese e Këshillit të Sigurimit.
“Latimet e fundit të teksteve përpara kryesimit për herë të parë në histori të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Shqipëria”, shkruan Rama në mbishkrimin e fotos.