AKTUALITET, 9 Gusht 2023, 18:15

Shkoi në Ksamil për të punuar, kush është 19-vjeçari që ra nga kati i dytë i resortit

Shkoi në Ksamil për të punuar, kush është

Një 19-vjeçar, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka rënë nga kati i dytë i një resorti në Ksamil, aty ku kishte shkuar për të punuar.

Mësohet se i riu Anduel Hoxha, nga qyteti i Lushnjes, rreth orës 03:00 ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë i resortit.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanËeb se fillimisht ai është transportuar në spitalin e Sarandës, e më pas është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Mjekët kanë bërë me dije se si pasojë e rënies, ai ka pësuar frakturë vertebrale.