TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, ku një 19 vjeçar raportohet se ka rënë nga kati i dytë i një resorti në Ksamil.
Policia bën me dije se është njoftuar stacioni i Policisë Livadhja se shtetasi A. H., 19 vjeç është transportuar për mjekim në Sarandë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil.
19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.