TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Niset me helikopter drejt Traumës në Tiranë pushuesi i cili u aksidentua nga mjeti i pastrimit të bregut të liqenit në Pogradec. Mësohet se gjendja e tij ka qenë kritike dhe kishte nevojë për ndërhyrje të specializuar.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 13:50 në vendin e quajtur “Plazhi”, ku 53-vjeçari, Agron Ketaj u godit aksidentalisht nga fadroma që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore,
Mësohet se Ketaj ishte në gjumë në momentin kur u aksidentua nga fadroma. Drejtuesi i fadromës, Denis Piperi, 22 vjeç është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.