TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Porti i Durrësit së fundmi është kthyer në një vend ku rritet herë pas here ankorimi i mjeteve lundruese luksoze.
Ndër të tjera mësohet se tashmë jo vetëm që këto mjete ankorohen në portin e Durrësit por që kanë rritur edhe kohën e qëndrimin në port.
Sipas Autoriteti Portual Durrës shumë theksojnë se këto mjete ndalen për tu furnizuar me karburant, por kohëzgjatja e tyre në brigje tona, dëshmon se vendi ynë po kthehet në një destinacion edhe për turizmin elitar.
“Është rritur ndjeshëm numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në Porti i Durrësit , por edhe koha e qëndrimit të tyre.
Përtej zërave se mjetet lundruese luksoze vijnë në Shqipëri vetëm për t’u furnizuar me karburant, kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në brigjet tona dëshmon se vendi ynë po kthehet në një destinacion edhe për turizmin elitar”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.