AKTUALITET, 9 Gusht 2023, 17:34

Profesioni në zhdukje i tornitorit, mjeshtri: Të rinjtë nuk duan të mësojnë, pengu im!

Profesioni në zhdukje i tornitorit, mjeshtri: Të rinjtë nuk duan

47 vite në profesion, por ende punon me të njëjtin pasion e vullnet në zanatin që e mësoi në shkollë dhe e ushtroi përgjatë gjithë këtyre viteve. Bëhet fjalë për Petrit Gjecin, një mjeshtër tornitor që çdo ditë hap punishten e tij ku realizon porosi të klientëve dhe shërben për komunitetin e zonës.

Edhe pse në pension tashmë ai punon çdo ditë me dëshirë, ndërsa në fshatin Grykë të Fierit ku ndodhet punishtja e tij puna është e fokusuar te mekanika bujqësore, agregatet, si edhe armët e gjahut. Peng i Petritit është lenia e zanatit dhe njohurive te brezi i ri në mënyrë që këto profesione të mos humbasin.

“Do t’i mësoj një të riu gjithçka di,” – thotë ai, pasi  profesioni për të është mbiemri i dytë për njeriun.