AKTUALITET, 9 Gusht 2023, 17:19

Vrasësi me pagesë nga Shkodra u kap në Vlorë me municion luftarak, kush ishte “shënjestra e tij”?

Vrasësi me pagesë nga Shkodra u kap në Vlorë me municion

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit nga Shkodra dje në qytetin e Vlorës, i cili u kap duke lëvizur i armatosur.

Dyshohet se 35-vjeçari është vrasës me pagesë, dhe se kishte shkuar në Vlorë për të kryer një vrasje pranë një komplesi.

Shkodranit në momentin e ndalimit i është sekuestruar arma e krimit, një pistoletë me silenciator. Sipas dosjes hetimore ai është arrestuar në ambientet e një pastiçerie që ndodhet afër një komplesi në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt. Gjuajtësi me pagesë rezulton të ketë precedentë të mëparshëm në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar.