AKTUALITET, 9 Gusht 2023, 15:39

Vidhte pompat dhe linte pallatet pa ujë, pranga 41-vjeçarit në Sarandë

Vidhte pompat dhe linte pallatet pa ujë, pranga 41-vjeçarit në

Policia e Sarandës ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili vidhte pompat e ujit në katet e para të pallateve.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale O.B., me precedentë të mëparshme penale për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Vidhte pompat e ujit, në katet e para të pallateve, identifikohet dhe arrestohet 41-vjeçari, me precedent të theksuar penal, për vjedhje. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, për kallëzimet e disa qytetarëve, se iu ishin vjedhur pompat e ujit, në pallatet ku banonin, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi O. B., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, i cili ishte dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, pompat e ujit, në katet e para të pallateve të ndryshme, në Sarandë. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.