TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partise se Lirise Ilir Meta e ka quajtur sot Gledis Nanon, drejtorin e Pergjithshem te Policise te shkarkuar nga qeveria, koken e turkut te radhes.
“Sot u njoftuiam me vendimin e qeverisë për të shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, një vendim i cuditshëm por dhe tashmë i zakonshëm, pasi në një kohë kur priteshin përgjegjëësitë në nivelet më të larta politike për dështimin e rëndë të rendit publik të sigurisë në tërësi të përkeqësimit të treguesve në luftën kundër krimit dhe gjithë trafiqeve, thjesht është e qartë që u bë dhe një kokë turku e radhës, i cili vetëm 10 muaj më parë u promovua me shumë entuziazëm dhe vlerësime si një prurje e re cilësore dhe shpresëdhënëse për drejtimin ligjor dhe qytetar të policisë së shtetit”, tha Meta.