TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Infrastruktures dhe Energjise Belinda Balluku ka lajmëruar se me vendimin e Këshillit të Minsitrave këtë të mërkurë janë liruar nga dertyra dy zëvendësministra, Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bici.
Ardi Veliu pas shkarkimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshem të Policisë, u emërua si zv.minister i Infrastrukturës, ndërkohë që ditën e sotme është liruar nga ky funksion.
Ndërsa, Dallëndyshe Bici, ish Drejtoresha e IKMT-së, pasi u bë pjesë e listës së Partisë Socialiste dhe nuk arriti të sigurojë një mandat në Parlament, iu caktua posti i zv.ministres së Mbrojtjes.
Ditët e fundit ajo ishte ‘imazhi’ i Ministrisë së Mbrojtjes për perballjen me situatën e zjarreve në vend.
Por Belinda Balluku tha se dy “kuadrot” e Qeverise Rama, nuk do të mbeten “pa gjë”, por do të kenë detyra të reja në vijim.
“Lirimi nga detyra i zv ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do të kenë detyra të reja në vijim”, tha Balluku.