AKTUALITET, 31 Gusht 2022, 10:32

Kryeministri Rama: Vendimi për mbylljen e basteve, absolutisht i drejtë

Kryeministri Rama: Vendimi për mbylljen e basteve, absolutisht i

Kryeministri Edi Rama po mban një dëgjesë publike për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre.

Rama u ndal te mbyllja e lojërave të fatit disa vite më parë, gjë të cilën e quajti një vendim të drejtë.

“Kemi një kontekst i cili duhet kuptuar dhe për të cilin unë do të them dy fjalë. Ne vendosëm të ndalojmë krejtësisht lojërat e fatit duke pasur parasysh nëj situatë dramatike me kërpudhëzimin e gjithë infrastrukturës së lojërave të fatit, me pafundësinë e sallave të bingove, makinetave, ekranev, basteve.

Një shqetësim social edhe me situata familjare të katandisura deri në tragjedi. Ne besojmë që ka qenë një vendim absolutisht i drejtë dhe i duhur”, tha Rama.