AKTUALITET, 31 Gusht 2022, 11:18

Nëndrejtori i Policisë Tonin Vocaj kërkon rishikimin e ligjit dhe hapjen e basteve

Nëndrejtori i Policisë Tonin Vocaj kërkon rishikimin e ligjit dhe

Nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, u shpreh në takimin e sotëm ku po diskutohet rikthimi i basteve sportive, se nga viti 2019 e deri më sot janë bllokuar 6 mijë linke të faqeve të internetit ku ushtroheshin bastet online.

“Nga 2019 e në vazhdim në bashkëpunim me AKEP janë bllokuar 6 mijë linke të dedikuara për lojërat e fatit.

Kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat është e ligjshme dhe në shumë raste bashkëpunimi ndërkombëtar është i pamundur.

Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera.

Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar”, u shpreh Vocaj.