AKTUALITET, 31 Gusht 2022, 09:57

Vrasja e Shefki Kurtit dhe një rrëfim tronditës në Gjykatë/ Dëshmia e gruas: E vrava se kishte një tjetër, e futa trupin në ngrirje

Vrasja e Shefki Kurtit dhe një rrëfim tronditës në

Është një moment, gjatë marrjes në pyetje të Nadire Kurtit, kur edhe gjyqtari duket i pabesueshëm ndaj fjalëve të asaj gruaje shumë të brishtë, 68- vjeçare, e cila sapo ka rrëfyer se ka bërë gjithçka vetë, duke bërë copë-copë kufomën e burrit të saj me një sëpatë dhe thika kuzhine.

“Ku mësuat të prisni kështu?”, e ka pyetur ai. Dhe ajo i përgjigjet me një shembull të thjeshtë, gati banal, që për një çast të kthen imazhin e një amvise që ka kaluar jetën duke përgatitur dreka për njeriun që do të vriste më vonë: “Kur kam prerë…pulën”.

VIRUSI-SPIUN NË CELULARIN E DJALIT TË ÇIFTIT

Është 18 gushti dhe Nadirja po zbulon versionin e saj të vrasjes. Në krah të saj është avokati Franco Capuzzo, i cili i kishte kërkuar ë Prokurorisë së Rovigos javën e kaluar të dëgjonte se çfarë kishte për të thënë klientja e tij. Karabinierët dinin gjithçka: kishin futur një virus-spiun në celularin e djalit të çiftit, falë të cilit më 11 gusht kishin mundur të dëgjonin pranimet që vrasësja u bënte të afërmve në dhomën e pritjes së studios ligjore.

Por rrëfimi i vërtetë vjen atë pasdite, dymbëdhjetë ditë më parë, kur Nadirja i lejon hetuesit të hyjnë në botën e çmendurisë së saj, ku është e vështirë të dallosh jetën reale nga ajo e krijuar nga mendja e saj, duke vuajtur nga çrregullime të rënda psikike. Ai thotë se Shefkiu e ka keqtrajtuar, por për momentin karabinierët nuk kanë gjetur asnjë provë.

“BURRI IM MË RRIHTE PREJ VITESH”

“E vrava burrin tim sepse më rrihte çdo ditë, prej disa vitesh. Ai më godiste me grushte duke më thënë se duhej të largohesha nga shtëpia sepse donte ta shiste”. Ajo ishte bindur se ai po e tradhtonte me një grua që, në një farë mënyre, po e mbante atë nën kontroll.

“Ai kishte një tjetër. E dëgjova duke folur me një shqiptare që donte 90 mijë euro”. Ajo pretendon se në ditët e para krimit, grindjet ishin bërë më të shpeshta. “Këtu ka vënë një thikë”, thotë ajo duke treguar barkun. “Dhe ai më tha se do të më copëtonte.

Pastaj u largua, për të fjetur në klubin e natës që drejtonte dikur”. Hetuesit e vendosin krimin midis 21 dhe 22 korrikut.

“Atë ditë e vrava! I thashë të ikte me gruan tjetër, por ai më goditi dhe unë mora sëpatën e druve”. Është një sëpatë që Shefkiu “e mbante pas derës” së dhomës së gjumit për t’u mbrojtur në rast se hajdutët mund të hynin në shtëpi. “I dhashë një goditje dhe më pas i dhashë më shumë, derisa vdiq”.

Ajo përsërit se krimi ka ndodhur në kulmin e sherrit: “Ose duhej të vdiste ai, ose unë”.

Dhe shpjegon se goditjen e parë e kishte dhënë në shpinë, “kur u kthye për të fjetur”. Është një rrëfim i shoqëruar nga kujtime blic dhe të ngatërruara. Dinamika, megjithatë, është e qartë: Një goditje e parë në qafë, “ai ra në shtrat dhe më pas në tokë me fytyrë poshtë”.

Më vonë “i dhashë më shumë goditje”. Në atë moment, me kufomën e të shoqit të shtrirë në dhomën e gjumit, gruaja vendosi të zhdukte të gjitha gjurmët.

“Me çarçaf e tërhoqa zvarrë në banjë, ku është dushi”.

Ajo e kuptoi menjëherë se nuk do të mund ta nxirrte kurrë trupin jashtë shtëpisë. “Meqë ishte shumë i rëndë, e bëra në shumë copa për ta hequr”.

Ajo përdori sëpatën “dhe më pas mora një hanxhar mishi, i cili e priste më mirë” dhe, që gjykatësi – në urdhrin me të cilin urdhëron që gruaja të mbetet e izoluar në repartin psikiatrik të spitalit Rovigo – e përshkruan si “një lloj thike e përdorur nga kasapët”. Ajo përdor edhe dy thika kuzhine, “të cilat burri im i kishte mprehur disa ditë më parë dhe më kërcënonte”

“I VENDOS COPAT NË FRIGORIFER”

Është një film horror që vazhdon gjatë gjithë pasdites.

Ajo shpjegon se pjesët e trupit i ka futur “brenda qeseve najloni” dhe më pas “i kam futur pjesët në frigoriferin që e kemi në korridorin e shtëpisë sonë dhe më pas kam pastruar të gjithë shtëpinë”.

Orët e ardhshme ajo i kalon kështu: duke larë njollat e gjakut nga dhoma e gjumit deri në banjë, ndërsa kufoma e të shoqit është në frigorifer.

“Prita deri në mesnatë se nuk doja që të më shihte njeri: i mora copat nga ngrirja dhe shkova t’i hidhja në kanal”. Kjo është e gjitha. Ndoshta nuk ka më vend as për pendim të vërtetë, në një histori obsesionesh dhe sëmundjesh mendore.