AKTUALITET, 24 Korrik 2025, 21:31

“Do të vishem me të bardha”, Kapexhiu tregon martesën nën vëzhgimin e Sigurimit dhe sfidën që e shoqja i bëri regjimit

“Do të vishem me të bardha”, Kapexhiu tregon martesën

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bujar Kapexhiu rrëfeu një detaj të veçnatë nga jeta e tij private, ajo e ditës së dasmës. Ndërsa pas Pleniumit të vitit 1973 nisën dënimet dhe ndalimet e asaj që quhej jetë “borgjezo-revizioniste”, ai ishte ende në riedukim në Kombinatin “Josif Pashko”, në kohën kur vendosi të martohej. E fejuara dhe më pas gruaja e tij, edhe pse nuk lejohej, vendosi të vishej me fustanin e bardhë të nusërisë.

“Unë u martova në vitin 1975, isha rreth 32 vjeç. Kur u martova isha ende punëtor në Kombinat. Atëherë ishte një modë se kur të dënonte partia ata divorcoheshin. Kjo ka qenë në tetor 1975 dhe ka një histori. Pas pleniumit të 4 të 1973 filloi një valë dënimesh, nuk lejohej buzëkuqi, fustani i bardhë për nuset, edhe velloja se ishte borgjeze. Ka shumë që u martuan me fustan të zakonshëm. Unë ndiqesh atëherë nga Sigurimi dhe i thashë të fejuarës se unë ndiqesha. I thashë se duke qenë kjo situatë dhe ajo qeshi e tha: Unë një herë martohem dhe do të vishem me të bardha"- mu përgjigj ajo.