AKTUALITET, 24 Korrik 2025, 21:48

“Nuk e pickon Berishën”, Kapexhiu flet për karikaturën politike dhe zbulon pengun: Nuk duhet ta kisha bërë atë karikaturë për Ramën

“Nuk e pickon Berishën”, Kapexhiu flet për
Kapexhiu dhe karikaturat për Ramën dhe Berishën

Bujar Kapexhiu, duke folur për pasionin e tij të madh për karikaturën, zhanrin që e ka lëvruar dekadat e fundit me shumë pasion, u shpreh se në krijimet e tij artisti edhe mban qëndrim, por pas I ekzagjeruar figurat. I ngacmuar nga moderator Rakipi që mban pak anën e Berishës në karikaturat e tij, duke e paraqitur si në foto, Kapexhiu mohoi se mbante anë politike dhe shprehu pa e specifikuar se cila ishte pendesën për një karikaturë që kishte bërë për Ramën.

Biseda

Kapexhiu: Karikaturën e kam, nisur që në gjimnaz dhe atëherë kishim gazetë muri ë e drejtonte Gjergj Zheji. Ai më thoshte që të bënim karikaturë për të ilustruar shkrimet. Ai që i pa këto ka qenë Faruk Basha që ka qenë operator në Kinostudio. Erdhi kur bëhej praktika mësimore të Petro Nini dhe shkoi ushtar te revista 10 korriku ku kërkoi karikaturat e mia. Pasi u botua atje nisi dëshira ime për karikaturën. Bëhej fjalë për vitin 1964. Më pas botova në revistën Hosteni etj.

Karikatura e parë ka qenë një grusht që tregonte popullin dhe shpartallonte armiqtë. Në demokraci karikatura nuk shihej me sy të mire.

Rakipi: Karikatura është edhe një stigmatizim i madh.

Kapexhiu: Është edhe një qëndrim.

Rakipi: Karikatura më pëlqen shumë, por duket sikur Bujar ke, qëndrimet e artistëve janë ndonjëherë edhe pasionante. Këta të opozitës, ose saliun në përgjithësi duket se nukm e bën karikaturë dhe Ed Ramën e bën karikaturë. Nuk e pickon Berishën.

Kapexhiu: Të gjitha karikaturat e mia unë nuk abstraktoj me portretin. Humorin e mbaj në kompozim dhe ide dhe jo te deformimi. Unë nuk e ekzagjeroj nuk stërzmadhoj në përmasa. Nuk është se unë në përgjithësi.

Rakipi: Këto ta Ramës më duken karikatura, ato të Saliut jo.

Kapexhiu: Portreti i Ramës është ai i paekzagjeruar.

Rakipi: Nuk thashë që e bën këtë, po çfarë përcjell ti si karikaturë.  Je edhe pak këtej ti, anon. Nuk duhet të anosh në art.

***

Nga mijëra karikatura që kam bërë për Edi Ramën dhe që i çmoj, po ta deklaroj ty, por pa ta treguar, vetëm një më vjen keq që e kam bërë. Nuk dua ta quaj timen, aty kam gabuar. Nuk dua ta them se më vjen keq.