TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, artisti bujar Kapexhiu tregoi një moment të para gati dy dekadash kur Shqipërinë e vizitoi aktori I madh komik anglez, Norman Ëisdom, apo Pitkini siç njihet masivisht. Kapexhiu rrëfeu momentin kur ai zbriti nga avionit dhe nuk shkoi të takojë pritësit, por vrapoi në pistë.
Kapexhiu vlerësoi edhe aktorët shqiptarë, duke i quajtur të kalibrit botëror, por humbën ngaqë vendi dhe kinematografia ishin të të vogla.
“Norman Wisdom erdhi në Shqipëri kur unë isha rektor në Akademinë e Arteve dhe më caktuan ta shoqëroj. Në Rinas kur zbriti ne iu afruam ta takojmë ia nisi të vrapojë në fushën e aviacionit. Dëshëm të bëjmë një film së bashku por nuk arritëm dhe nuk u bë filmi me Pitkinin".
I pyetur se kë vlerëson Bujar Kapexhiu nga aktorët shqiptarë, artisti i njohur renditi disa emra duke deklaruar se ata ishin aktorë të kalibrit botëror, por vendi dhe kinematografia e vogël nuk mundi ta pasqyrojë madhështinë e tyre
“Problemi është se ka aq shumë aktorë të mirë Shqipëria dhe kurrë nuk ka vuajtur për aktorë. ka lindur aktorë të mrekullueshëm të kalibrit botëror, por një vend i vogël dhe një kinematografi e vogël nuk mundi të pasqyrojë madhështinë e këtyre aktorëve. Ka aktorë sot në botë që thonë se janë të jashtëzakonshëm, por jo nuk janë dhe aq, por janë më pak se disa prej aktorëve që kemi ne. Nuk dua të bëj një listë, por aktorë si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Robet Ndrenika, Agim Qirjaqi, Timo Flloko. Aktor i mrekullueshëm ishte Bexhet Nelku që vdiq shumë i ri, Rikard Ljarja, Viktor Zhusti. Përmenda vetëm burrat, por nuk duhet të harrojmë Margarita Xhepën, Drita Pelinkun, Roza Anagnostin, Tinka Kurti…”- tha Kapexhiu.