AKTUALITET, 25 Korrik 2025, 10:29

GJKKO lë në burg Denis Bajrin, akuzohet se vrau Gjin Ndojin për llogari të Ervis Martinajt

GJKKO lë në burg Denis Bajrin, akuzohet se vrau Gjin Ndojin për

GJKKO ka lënë në burg të shumëkërkuarin e drejtësisë Denis Bajrin (Brajoviç). Bajri u ekstradua dy ditë më parë nga Dubai pasi më herët GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për vrasje me paramendim në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Denis Bajri akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit (Boriçi) në Vau Dejës më 9 gusht 2020, kërkuar si detyrë nga i zhdukuri Ervis Martinaj, “mbreti i kumarit”, sepse po e konkuronte në fushën e lojërave të fatit.

Ndaj tij rëndojnë 5 akuza të rënda të ngritura nga SPAK dhe që kanë të bëjnë me aktivitetin e grupit të Bajrave të Shkodrës. Denisa Bajri u arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe.